Passt nicht? Macht nichts! Sie können Artikel bis zu 30 Tage zurückgeben
Mit einem Geschenkgutschein können Sie nichts falsch machen. Der Beschenkte kann sich im Tausch gegen einen Geschenkgutschein etwas aus unserem Sortiment aussuchen.
Bis zu 30 Tage Rückgaberecht
Dua të jetoj rrëfen historinë e vërtetë të Bajames dhe djalit të saj të vogël, Kudretit, të cilët bien viktimë e dënimeve kolektive të regjimit komunist shqiptar. Libri nis me atmosferën e një kampi refugjatësh në Trieste, ku autori ndesh Bajamen dhe dëgjon prej saj historinë që e shoqëron gjithë veprën. Përmes kujtimeve të saj, lexuesi futet në botën e errët të pas Luftës së Dytë Botërore, kur instalimi i komunizmit solli ndëshkime masive, internime dhe zhdukje të qëndrueshme të të drejtave njerëzore. Shtëpia e Bajames shndërrohet papritur në skenën ku shteti e rrëmben atë me djalin e vogël, duke i dërguar drejt një të panjohure të frikshme.
Pjesa qendrore e librit përshkruan jetën e saj në kampin e internimit: punën e rëndë në kanale, urinë, fyerjet, kushtet çnjerëzore dhe mbijetesën fizike e shpirtërore. Megjithë errësirën, aty dalin edhe ndriçime njerëzore-solidariteti mes grave, kujdesi për fëmijët, miqësitë që krijohen mes njerëzve që ndajnë të njëjtin fat. Rrëfimet e Bajames dhe të shoqeve të saj shpalosin dhimbjen, sakrificën dhe forcën e grave shqiptare, të cilat, pavarësisht dhunës së sistemit, ruajnë dinjitetin dhe shpresën.
Vepra është një dëshmi e fuqishme për mizoritë e komunizmit, për vuajtjet e atyre që u internuan pa faj dhe për qëndresën e tyre të heshtur. Përmes historisë së Bajames, autori ndërton një memorial të kujtesës kolektive, duke treguar se si dashuria për fëmijët, besimi në Zot dhe ndihma e ndërsjellë i mbajtën të gjallë shumë njerëz në një realitet që synonte t'i zhdukte shpirtërisht. Libri është një homazh për ata që vuajtën, për ata që mbijetuan dhe për ata që nuk u kthyen kurrë.
____________
"Një realitet i hidhur përcjellë bukur emocionalisht. Edhe pse frika instinktive e nënë Bajames për të panjohurën ishte e madhe, po ashtu boshllëku shpirtëror i saj nga zhgënjimet dhe fatkeqësitë e jetës, ajo prapë e deshi fort jetën, u kap fort pas litarit të besimit në Allah dhe arriti të triumfojë e ta sfidojë fatin e saj. Ajo nuk dha dorëheqje nga jeta. Emocionet në këtë libër përcillen në mënyrë të drejtpërdrejt te lexuesi. Autori ka ditur të prekë temën e fatit të njeriut të ndodhur në udhëkryqin e asaj kohe dhe të duket sikur nënë Bajamja në çdo rresht përcjellë mesazhin që pavarësisht gjithçkaje nuk donte të binte pre e vdekjes së pangopur." - Enkelejda Murataj
"Në të vërtetë m'u duk sikur po shihja film, aq shumë e përjetova dramën e kësaj gruaje dhe mendova që me këtë libër autori, Hoxha i nderuar, do ta mbajë të gjallë figurën e saj si rreze shprese dhe fanar ndriçues për mënyrën si ka ditur që këtë përjetim ta përcjellë artistikisht, pa i humbur asgjë anës jetësore reale." - Ermira Pashaj
"Një rrëfim i bukur mundi dhe përjetësim i mpleksur nëpërmjet forcës, guximit dhe besimit të shkruar nga Burhan al-Din Fili, një nga shkrimtarët më të talentuar bashkëkohor. E vlerësoj shumë dhe ua këshilloj të gjithëve këtë kontribut të mrekullueshëm në fushën e artit dhe letërsisë." - Flamur Vehapi, autor i librit Ertugrul Ghazi: A Very Short Biography
Hallo! Ich bin Libroamiko, dein Buchberater.
Wie kann ich dir helfen?