Passt nicht? Macht nichts! Sie können Artikel bis zu 30 Tage zurückgeben
Mit einem Geschenkgutschein können Sie nichts falsch machen. Der Beschenkte kann sich im Tausch gegen einen Geschenkgutschein etwas aus unserem Sortiment aussuchen.
Bis zu 30 Tage Rückgaberecht
"Ditari i Ana Frankut" nuk u shkrua si vepër letrare, por janë shënimet e thjeshta të një vajze të re në periudhën e formimit të personalitetit të saj. Kjo vajzë e kalon periudhën e adoleshencës në kushte të tmerrshme të mungesës të gjërave të domosdoshme për atë moshë, si: ushqimit, ajrit, drita dhe liria.
Ana rridhte nga një familje çifute që u transferua në Holandë me të ardhur në fuqi nazistët. Po edhe këtu pushtimi nazist i 1940-s dhe ndjekjet kundër çifutëve e detyruan familjen Frank, bashkë me disa miq, familjen çifute Van Dan dhe dentistin Dusel, të hidheshin në ilegalitet me ndihmën e disa holandezëve, që morën përsipër t'i fshihnin. Kjo periudhë ilegaliteti zgjati dy vjet, gjersa gestapoja arriti t'i gjente e t'i arrestonte. Tërë çifutët e fshehur, me përjashtim të Oto Frankut, babait të Anës, që mbeti gjallë, e mbaruan jetën nëpër kampet e përqendrimit, ku u mbyllën nga nazistët. Dy nëpunëse holandeze, që e kishin ndihmuar familjen Frank gjetën në strehimin ku qenë fshehur ata, pas bastisjes së gestapos, ditarin e Anës, që në vitin 1947 do të botohej dhe do të zgjonte admirim te lexuesit.
Hallo! Ich bin Libroamiko, dein Buchberater.
Wie kann ich dir helfen?