Passt nicht? Macht nichts! Sie können Artikel bis zu 30 Tage zurückgeben
Mit einem Geschenkgutschein können Sie nichts falsch machen. Der Beschenkte kann sich im Tausch gegen einen Geschenkgutschein etwas aus unserem Sortiment aussuchen.
Bis zu 30 Tage Rückgaberecht
Çdonjëri mbi shpinën e vet mbart një copë Atdheu, ku malli, dashuria dhe nostalgjia për pjesën e munguar gdhendet në shpirtin dhe kujtesën e tij, ku sado larg që të shkojë, si një akrep busulle do ta orientojë gjithnjë drejt brigjeve të mëmëdheut.
Kur njerëzit i kaplon naiviteti, materializmi dhe humbja e kujtesës Historike, do ndodh procesi i asimilimit nga një Pushtet tjetër, deri në zhdukjen graduale të asaj copëze Atdheu, ku e integruar në përmasa kolektive do përbënte një katastrofë vetvrasëse.
Në këtë libër demaskohet hipokrizia, ngado që ajo shfaqet, nga pushtetarizmi apo militantizmi, si një profesion komod për të siguruar përfitime personale.
Atdheu në Kuletë, nuk është thjesht një titull sensacional i një libri, por një thirrje e fortë, me qëllim që të sensibilizojë dhe mobilizojë çdo forcë të ndjeshme, politiko-shoqërore, kryesisht rininë, sepse Atdheu i shqiptarëve është në rrezik, dhe kërkohet forca e shpirtit atdhetar për t'a ndaluar epshin e lakmisë së 'kuletizmit'.
Hallo! Ich bin Libroamiko, dein Buchberater.
Wie kann ich dir helfen?